Transmetuar më 19-05-2021, 15:14

Ish-protagonistja e programit ‘Për’puthen’, Tea Trifoni, po kërkon burrë pasi nuk e gjeti një të tillë në show, madje as kur u largua nga emisioni?

U përfol për një lidhje me Beartin, por ajo përfundoi pa nisur mirë.

Tea ishte së fundmi me pushime në Dubai.

Pas kthimit Tea ka publikuar disa fotografi ku shihet e veshur me vello të bardhë, teksa ka marrë vëmendje të madhe me mbishkrimin.

“Duke kërkuar princin”, shkroi Tea krahas këtyre imazheve. Shumë ndjekës kanë menduar se Tea është gati të bëhet nuse dhe është duke kërkuar partner.

Në fakt, ajo ngaqë ndiqet dhe komentohet në rrjetet sociale, paguhet për çdo postim. Thuhet se merr deri në 1 500 euro, si në rastin e vellos.

Gjithashtu, po flitet se Tea do të jetë pjesë e ‘Big Brother VIP’, mirëpo kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga ajo.

/a.m/NOA.al