Transmetuar më 19-05-2021, 21:54

Pas anulimit të ‘Eurovision 2020’ për shkak të masave të koronavirusit, festa më e madhe muzikore në Evropë këtë vit po mbahet nga 18 deri në 22 maj në Roterdam të Holandës.

Mes 41 vendeve pjesëmarrëse në ‘Eurovision’, Shqipëria po përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’ e shkruar nga Olti Curri dhe me muzikë të Kledi Bahitit.

Me flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqëson vendin tonë në “Eurovision” shkoi në Holandë, ku zhvillohet festivali muzikor.

Pas natës së parë gjysmëfinale e cila u transmetua mbrëmë, sot po zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e cila do të transmetohet e regjistruar nesër.

Në sallën ku zhvillohet festivali ndodhet korrespondentja e noa.al e cila po ndjek nga afër natën e dytë të festivalit ku debutoi Anxhela Peristeri. Më poshtë shihni momente nga interpretimi i saj.

Noa.al mëson se festivali po zhvillohet nën masa të larta sigurie dhe për pandeminë.

Në sallë janë futur të gjithë ata që kanë blerë bileta, duke iu nënshtruar më.parë testit për Covid-19 që në hyrje. Në sallë të gjithë gjurmohen përmes një aplikacioni për të hetuar se cilët janë personat e kontaktit të të pranishmëve dhe në dalje pas përfundimit të spektaklit do të ketë sërish testim.

Në këtë natë të dytë gjysmëfinale, Anxhela Peristeri performoo e renditur në vendin e 11 dhe bëri thirrje që të votohet numri i saj.

Dje u njoftuan 10 finalistët e parë. Ata janë si më poshtë:

Ndërsa sonte pritet të shpallen finalistët e tjerë.

Vijon…

Kënga "Karma"

Zoti nuk ma fal Jeta si në përrallë, Më kish’ llastuar. Lart në qiell, si një yll, Jetoja unë… Qeshja si e marrë Kur ti rënkoje. E pashpirt, vetëm veten doja shumë. Zoti nuk ma fal Bota mbi mua ra. Më ike ti, më ikën miqtë, As dritë nuk ka. Zoti nuk ma faaal. Thirra po zë nuk kam Lotët mbledh në dorë, të ndryshkur janë. Sa të kërkoja nëpër zemra bosh, Dhe e kuptoja asgjë nuk më josh E vetme jam… Po, e vetme jam. Kur unë rënkoja, qeshje si i marrë. E meritoja unë të hiqem zvarrë Fajtore jam… Po fajtore jam Zoti nuk ma fal Bota mbi mua ra. Më ike ti, më ikën miqtë, As dritë nuk ka. Zoti nuk ma faaal. Thirra po zë nuk kam Lotët mbledh në dorë, të ndryshkur janë. Zoti nuk ma fal Bota mbi mua ra. Më ike ti, më ikën miqtë, As dritë nuk ka. Zoti nuk ma faaal. Thirra po zë nuk kam Lotët mbledh në dorë, të ndryshkur janë.