Transmetuar më 20-05-2021, 07:00

Për ditën e sotme, e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtëi mesatare 1 deri 10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: zonat malore 6°C deri në 20°C zonat e ulëta 7°C deri në 22°C zonat bregdetare 11°C deri në 20°C