Transmetuar më 20-05-2021, 08:31

A ndjeni ndonjëherë sikur po fajësoni universin lidhur me problemet në marrëdhëniet tuaja në çift? Nuk është se e keni dhe aq gabim. Astrologët shpjegojnë se shpesh shenja e horoskopit dhe pozicionimi i yjev ndikojnë në aktivitete të ndryshme të jetës, përfshirë edhe lidhjet dashurore. Ja se çfarë i shqetëson më shumë shenjat e zodiakut në një lidhje dashurore.

Dashi

Kjo është shenja më ‘’e padurueshme’’ e zodiakut, kështu që mund të keni vështirësi të jeni me dikë që është më i ndjeshëm dhe i kujdesshëm në një lidhje. Mësoni të jeni të durueshëm në marrëdhënien tuaj dhe lëreni që partneri juaj të marrë drejtimin ndonjëherë.

Demi

Kjo shenjë dëshiron të zotërojë dhe të llastojë të dashurit e tyre. Dëshironi të keni një marrëdhënie të butë, të afërt dhe plot sensualitet. Megjithatë duhet t’i lini partnerët tuaj të marrin frymë dhe të kenë hapësirën e tyre ndonjëherë.

Binjakët

Gjithmonë lakmitarë, binjakëve u duhet pak kohë të vendosin për të pasur një partner, partnere. Ata janë gjithnjë kuriozë dhe kërkojnë përvoja të reja, sfida dhe janë shumë energjikë.

Gaforrja

Kjo shenjë ka nevojë të ndihet e sigurt dhe e mbrojtur. Është e rëndësishme që t’i jepni sigurinë dhe romanticitetin, përndryshe ju braktis.

Luani

Luani ka nevojë për shumë vëmendje, më shumë se shenjat e tjera. Në qoftë se nuk merr vëmendje të mjaftueshme nga partneri ai, ajo largohet.

Virgjëresha

Kjo shenjë ka tendencë të jetë tepër kritike ndaj vetes dhe të tjerëve duke harruar të argëtohet me partnerin.

Peshorja

Kjo shenjë i kushton rëndësi partnerit më shumë se çdo shenjë tjetër. Ajo i jep të njëjtën rëndësi të dy anëve të ekuacionit duke e pasur të vështirë të marrin një vendim.

Akrepi

Kjo shenjë është shumë e përkushtuar ndaj partnerit dhe në disa raste mund të jetë edhe mbytëse. Akrepi ka nevojë për një person që e kupton dhe nuk ndihet i kërcënuar nga ai. Janë të qartë, të drejtpërdrejtë, por edhe paksa misteriozë kur duan.

Shigjetari

Për shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë lirinë e tij në një marrëdhënie, për këtë arsye ka nevojë për një partner që ta kuptojë këtë gjë.

Bricjapi

Këto shenja kanë nevojë për stabilitet dhe një marrëdhënie harmonike lidhur me ambiciet personale të gjithësecilit.

Ujori

Ujori ka një ideal të tijin të dashurisë që i bën partnerët e tyre të vështirë për t’u përshtatur. Kjo shenjë duhet të mësojë të zotërojë emocionet dhe të lejojë partnerët të shprehin ndjenjat e tyre ashtu siç i kanë.

Peshqit

Janë romantikë, ëndërrimtarë dhe pëlqejnë pavarësinë. Këto shenja janë një kameleon i vërtetë për t’u përshtatur me ndjenjat e partnerit. /S.H /NOA.al