Eurovizion/ Sot radha e saj, për finalen Anxhela Peristeri ka nevojë për votat e publikut shqiptar
Transmetuar më 20-05-2021, 15:28

Po pritet me emocion gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”, në të cilën do të këndojë përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri.

Festivali mbahen në Rotterdam Ahoy, të Holandës.

Anxhela përfaqëson sot në mbrëmje vendin tonë me këngën “Karma”.

Në prova kënga e saj dhe performanca e këngëtares kanë arritur të marrin vlerësime dhe komente pozitive nga publiku, mediat e huaja dhe kritikët e festivalit.

Pas natës së parë gjysmëfinale dhe 10 shteteve të para finaliste, sonte zhvillohet nata e dytë ku interpreton edhe Anxhela Peristeri, si e 11-ta me radhë.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë mbrëmjen e sotme Anxhela Peristerin me numrin 11 duke dërguar një mesazh, me qëllim që artistja shqiptare të kalojë në finale.

Shqipëria ka arritur deri në vendin e pestë, në garat e kaluara të këtij festivali, që prej pjesëmarrjes së saj të parë në vitin 2004.