Transmetuar më 21-05-2021, 12:29

Një i mitur maroken është parë duke përdorur shishe plastike, pasi mbeti në det të hapur, në përpjekje për të arritur në enklavën spanjolle të Ceuta, Afrika e Veriut.

Djali rreth 14 vjeç po qante me danezët ndërsa kishte mbetur në ujërat pranë qytetit, i cili ka parë një rritje të emigrantëve këtë javë.

Mijëra emigrantë të tjerë kanë notuar dëshpërimisht për të dalë në tokën evropiane ditët e fundit.

Rreth 1500 emigrantë kanë mbërritur në Spanjë nga Maroku këtë javë. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë dhe adoleshentë.

Ndërsa ishte ende në ujë, një ushtar i bërtiste nga toka, ndërsa më pas ai mund të shihet duke hequr shishet dhe duke vrapuar përtej plazhit, për të tentuar që të kalojë një mur, para se të kapet nga ushtarët.

Gjithsesi deportimi i të miturve është i paligjshëm në Mbretërinë e Spanjës.

Nxitimi i emigrantëve për të kaluar kufirin, në qytetin spanjoll të Afrikës së Veriut filloi të hënën kur Maroku duket se liroi kontrollet kufitare.

Një ditë më parë, qeveria spanjolle u kërkoi rajoneve të saj kontinentale të krijonin kushte në qendrat e mbushura të pritjes për të mitur në qytetin e Afrikës Veriore. Sipas autoriteteve, nga mijëra emigrantë në Ceuta, shumë prej tyre ishin fëmijë, disa ishin të moshës shtatë ose nëntë vjeç, të tjerë pa familje. /a.m/NOA.al