Transmetuar më 22-05-2021, 22:43

Disa pamje të rënda vijnë nga një lokal nate në Bronx të New York-ut, në SHBA, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri.

Shkak është bërë radha për të hyrë në tualet.

Dyshja po prisnin në radhë pranë tualetit kur viktima, i identifikuar nga policia si Shamar Watt, 30-vjeçar, lejon dy femra të hyjnë në tualetin që ishte i përbashkët, pa pritur në radhë.

E pasi vajzat dolën jashtë, dyshja filluan të grinden se cili do të futej më pas në tualet.

Disa minuta më vonë njëri prej tyre largohet nga lokali, për t’u rikthyer më pas me një armë në dorë dhe qëllon 30-vjeçarin me plumb në kokë.

Policia e New York-ut ka publikuar pamjet duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e vrasësit.

Më poshtë pamjet e rënda:/noa.al/