Transmetuar më 24-05-2021, 16:35

Një vdekje e mbushur plot mister ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 22 vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana të paqarta.

Evgjeni Baxho, u gjet e pajetë në një banesë me qira ku jetonte në rrugën "Teodor Muzaka", bënë të ditur për noa.al burime nga Policia e Shtetit.

Vajza u gjet e vdekur në banjën e shtëpisë dhe në të gjithë trupin u gjetën simbole dhe shkrime të panjohura të bëra me lapustilë të kuqe.

Pranë të ndjerës u gjet dhe një tampon me gjak.

Zbulimin e vajzës së pajetë e bëri kushërira e saj e cila u detyrua të futej nga dritarja pasi askush nuk po përgjigjej.

Policia e mbërritur në banesë ka marrë trupin duke e dërguar në morg ku noa.al mëson se do ti kryhet ekspertizë mjekoligjore.

E ndjera ishte lindur në Greqi dhe prej kohësh jetonte në Tiranë ku ishte studente në Universitetin e Tiranës.

Vdekja e vajzës është zbuluar më.18.maj 2021 kurse sot është kryer depozitimi i dosjes policore në organet e mëtejshme të hetimit. Në galeri shikoni foto të të ndjerës. /noa.al