Transmetuar më 24-05-2021, 19:14

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Francë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pas mesnate, ndersa dyshohet se është vrarë  nga partneri i saj shqiptar, në sy të fëmijës së mitur.

Ngjarja ndodhi në Hayange, Moselle, përballë stacionit të policisë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij brenda pak orësh.

Sipas informacioneve, i arrestuari Liridon B., një shtetas kosovar 22 vjeç, ishte i njohur për policinë për rreth njëzet incidente, por edhe raste të mbajtjes së armës, ngacmimit moral dhe drogës.

I njohur gjithashtu për disa vepra trafiku, i dyshuari po vuante një dënim të paraburgimit në shtëpi nën mbikëqyrje./noa.al/