Transmetuar më 24-05-2021, 20:07

Disa njerëz nuk preferojnë dikë afër dhe dëshirojnë të qëndrojnë vetëm.

Për cilat shenjat bëhet fjalë?

Binjakët

Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut, dhe mesa duket ky lloj dualiteti që i shoqëron në çdo fushë të jetë, nuk përjashton as ndjenjat, aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.

Luani

Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo nëse i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurtë që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikë tjetër./noa.al/