Transmetuar më 25-05-2021, 10:21

Deputetja Mimoza Kusari-Lila  ka treguar se si është gjendja e djalit të saj 9-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u sulmua nga qentë endacakë.

Djali i deputetes nga Lëvizja  Vetëvendosje u sulmua nga qentë, teksa po hynte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

Kusari-Lila thotë se gjendja e tij është e mirë, duke publikuar edhe një fotografi me të.

“Edoni dhe ne familja ju falënderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat tuaja. Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë. Shëndet e gjithë të mirat për të gjithë e në veçanti për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pas sulmit qentë endacakë, djali i saj ishte dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale./a.m/NOA.al