Transmetuar më 25-05-2021, 21:08

Një ngjarje në Manhattan, New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të kishte përfunduar në masakër nëse nuk do kishte ndërhyrë një kalimtar i rastit.

Ky i fundit, i ka dalë në ndihmë një gruaje, e cila sulmohet brutalisht me thikë nga një burrë në platformën e metrosë në Manhattan.

Kamerat e sigurisë por edhe filmimet nga kalimtarë të rastit, shfaqin agresorin duke e sulmuar nga pas dhe duke e rrëzuar në tokë gruan që në momentet më kritike i del në ndihmë një kalimtar rasti, i quajtur Sean Conaboy.

Ai e ka rrëzuar në tokë të riun që mbante thikën në dorë dhe që po sulmonte gruan e pambrojtur dhe që bërtiste nga frika.

52-vjeçari që shpëtoi gruan thotë se edhe para sulmit burri ishte sjellë çuditshëm, dhe se tërë kohën i është dukur i dyshimtë.

Oficerët e policisë pas mbërritjes në vendngjarje, arrestuan agresorin 22-vjeçar Joshua Nazario.

Më poshtë keni pamjet: