Transmetuar më 26-05-2021, 18:26

Greqia na siguroi se nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë, tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për TvPink.

Ai shtoi se konsultimet "e mëdha dhe të rëndësishme" për çështjen e Kosovës do të pasojnë në ditët në vijim.

"Ata na sigurojnë se nuk do ta njohin Kosovën”, ka deklaruar kreu i shtetit serb.

I pyetur në lidhje me lajmet se Franca mund të marrë përsipër kryesimin e dialogut mes dy vendeve, Vuçiç u përgjigj:

"Unë do të diskutoj në ditët në vijim. Është e rëndësishme për ne që të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe shtetërore dhe gjithçka tjetër do të njoftohet në ditët në vijim". /k.k/noa.al/