Transmetuar më 26-05-2021, 19:25

Disa pamje të kapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë momentin e një sherri mes vajzash.

Ngjarja ka ndodhur në stadium, gjatë një ndeshjeje futbolli.

Incidenti është kapur nga mediat, ndersa në video shihen disa vajza duke u përleshur mes tyre, madje duke mos kursyer as përdorimin e gotave me pije gjatë përleshjes, apo shkuljen e flokëve.

Meshkujt e pranishëm, shihen me telefona në duar e duke filmuar të gjithë skenën.

Ajo që ka bërë habi në media, është fakti që sigurimi i stadiumit ndërhynë me shumë vonesë, vetëm atëherë ku në konflikt u përfshinë dhjetëra persona.

Më poshtë keni pamjet: