Transmetuar më 27-05-2021, 17:29

Për të dytën ditë me radhë, në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Për të rënë në gjurmët e të infektuarve të rinj, janë bërë 3 mijë e 137 testime në 24 orë.

Nga këto kanë rezultuar vetëm 20 raste të reja, 8 në Tiranë, 5 në Korçë, 2 në Fier, 1 në Shkodër, Devoll, Mirditë, Përrenjas, Skrapar.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 42 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë prekur aktivë 775 persona. /k.k/noa.al/