Transmetuar më 27-05-2021, 20:46

Një video e kamerave të sigurisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e publikuar nga policia, tregon momentin e frikshëm kur qëllohet me armë.

Pamjet tregojnë momentin kur një person del nga mjeti i tij dhe fillon të qëllojë në drejtim të një makine tjetër, e cila e kishte parakaluar në një rrugë me trafik të rënduar.

Pamjet janë regjistruar në Uashington DC.

Në pamje duket se makina që parakalon, futet me dredhi dhe i pret rrugën mjetit luksoz, tip Maseratti, ndërsa shoferi i kësaj të fundit nuk e duron dot këtë “provokim” dhe del nga makina duke qëlluar me pistoletë.

Edhe pse nuk pati viktima nga ngjarja, një grua u gjet e plagosur si pasojë e plumbave të marrë.

Më poshtë keni videon: