Transmetuar më 28-05-2021, 06:28

Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor COVAX ka dërguar në Kosovë 100 mijë e 620 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, raporton noa.al.

Deri dje nga qeveria shqiptare është thënë se Covax nuk mund të sjellë vaksina Pfizer por vetëm AstraZeneca.

Në Shqipëri, Covax nuk ka dërguar asnjë dozë Pfizer dhe kjo lloj vaksine në vendin tonë nuk ka mbërritur ndonjëherë në sasi kaq të madhe.

Kjo ka bërë që Pfizer të përdoret me pikatore dhe të merret në mënyrë të përzgjedhur nga një pjesë e kufizuar e shqiptarëve.

Kosova merr sërish Pfizer-BioNTech

Pasi mori përkatësish 15 mijë, 38,400 dhe 24 mijë doza, sot Kosova mori edhe më shumë se 100 mijë doza Pfizer-BioNTech.

Ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin njoftuan se vendosën të aktivizohen masivisht për orët në vijim.

100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pa ndërprerje, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë.

Përse vijnë kaq pak Pfizer në Shqipëri

Që nga fillimi i janarit ka ardhur 833 mijë doza vaksine. Prej tyre 60 mijë janë Sputnik V, 600 mijë CoronaVac, mbi 100 mijë AstraZeneca dhe pjesa e mbetur, Pfizer-BioNTech.

Lind pyetja përse vijnë kaq pak vaksina Pfizer në Shqipëri? Për më tepër, qeveria shqiptare pagoi përmes një pakti të fshehtë kompaninë Pfizer që të sjellë 500 mijë doza, por vetëm disa mijëra kanë ardhur deri tani, duke e bërë vaksinën më të sigurt në botë, më të vështirën për tu siguruar në Shqipëri.

/noa.al