Transmetuar më 28-05-2021, 09:18

Personat që marrin vaksinën për Covid-19 duhet të kenë parasysh se mund të kenë efekte anësore të cilat janë të ndryshme nga një person në një tjetër dhe nga një femër te një mashkull.

Në rastin e vaksinës kineze CoronaVac të Sinovac dhe asaj turke Corona Suspension që është prodhuar me formulën e Sinovac, dy vaksina që po përdoren për vaksinim masiv më Shqipëri, ato thuajse nuk kanë efekte anësore.

Në dozën e parë ka fare pak raportime për simptoma. Pas dozës së dytë raportohen shumë pak shenja anësore, thuajse të papërfillshme krahasuar me disa efekte që japin vaksinat e certifikuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Dr. Vangjel Manolopulos, është profesor i farmakologjisë në Universitetin Democritus të Thraki në Greqi. Ai shpjegon se kur duhet të drejtohemi te mjeku pas marrjes së vaksinës dhe shfaqjes së efekteve anësore, citon noa.al.

Efektet anësore që mund të kenë vaksinat, që zgjasin rreth 24 orë dhe konsiderohen normale nga mjekët, janë:

Për vaksinën Pfizer:

lodhje dhimbje stomaku dhimbje koke dhe të krahut

Për vaksinën Moderna:

lodhje provokim të vjellash përzierje

Për vaksinën Astrazeneca: ethe të dridhura përgjumje

Për vaksinën Johnson & Johnson: dhimbje koke lodhje ethe

Në të njëjtën kohë, nga dita e 4-të në të 8-tën, vaksinat Astrazeneca dhe Johnson & Johnson mund të shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje gjoksi, dhimbje barku ose diarre, marrje mendsh ose të vjella, si dhe ënjtje në ekstremitete dhe shikim të paqartë.

Po ashtu, sidomos Astrazeneca jep efekte të tjera anësore të shoqëruara me ethet, temperaturë për të paktën një ditë, simptomë që shfaqet edhe tek Pfizer.

Profesori Manolopulos vë në dukje se këto janë efekte anësore të parashikuara dhe të pritshme, të cilat janë të menaxhueshme nga mjekët.

Kur të shqetësohemi

"Për sa i përket vaksinave të ARN-së, nuk ka asgjë për të na paralajmëruar për shkuarjen te mjeku, vetëm nëse ndjeni dhimbje të forta në gjoks, që mund të jetë perikardit, simptomë e cila trajtohet me anti-inflamator dhe kortizon, por që nuk është e rrezikshme për jetën e njeriut", thotë Dr. Manolopulos.

Ndërsa vaksinat me adenovirus, të tilla si Astrazeneca, shkaktojnë në disa raste, kalim në trombozë.

Por kush janë shenjat e efekteve të tilla. Mjeku ekspert pohon: "Në këtë rast ka shenja që nisin me një dhimbje koke të fortë që nuk qetësohet, turbullira në shikim, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në këmbë, të cilat shfaqen si simptoma të forta dhe të vazhdueshme".

Por çfarë ndodh nëse personi i vaksinuar nuk ka pasur shenja të tilla për një muaj? Mjeku thotë se nëse personi  është vaksinuar dhe ka kaluar një muaj që nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, ai është mirë dhe mund të bëjë dozën e dytë. /noa.al

Në foto: Qytetarë në Tiranë duke pritur radhën për të bërë vaksinën