Transmetuar më 28-05-2021, 14:52

Lexoni më poshtë dëshminë e një gruaje nga Tirana e cila prej rreth 5 muajsh vazhdon të mos ketë shije dhe nuhatje

Thuajse në të gjithë botën, javët e fundit është vënë re një përmirësim i ndjeshëm i situatës së koronavirusit.

Rastet janë më të pakta, vdekshmëria më e ulët, dhe po ashtu përherë e më pak të shtruar në spitale.

Ndërsa pandemia gjithsesi vazhdon, mjekë dhe shkencëtarë nuk kanë reshtur së studiuari elementë thelbësorë që lidhen me koronavirusin e ri.

Studimi më i fundit tregon se personat që e kaluan më rëndë sëmundjen, patën simptoma afatgjata.

Gjysma e popullsisë së rritur tani është plotësisht e vaksinuar, sipas të dhënave të botuara të Mërkurën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pothuajse tre të katërtat e pacientëve me Covid-19 të moderuar deri në të rëndë kishin të paktën një simptomë afatgjatë, thuhet në analizën e botuar dje në JAMA Netuork Open, citon noa.al.

Studiuesit nga Universiteti i Stanfordit kryen një përmbledhje të 45 studimeve ekzistuese që ndoqën 9,751 pacientë në muajt pasi ishin shëruar nga infeksioni Covid-19.

Ata zbuluan se 73% e pacientëve kishin të paktën një simptomë edhe 60 ditë pas diagnozës, kurimit në shtëpi ose shtrimit në spital.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se 40% e pjesëmarrësve vazhduan për javë të tëra të kenë lodhje, 36% kishin gulçim dhe 25% të tjerë raportuan një paaftësi për t’u përqendruar.

Sakaq, problem përbën dhe fakti se shumë të infektuar kanë ende efekte të tjera shqetësuese si humbja e gjatë e shijes dhe nuhatjes.

Një ekip nga Kolegji King në Londër, studoi më shumë se 400 000 qytetarë britanikë që raportonin për simptoma të mundshme të COVID-19 përmes një aplikacioni.

Nga ky studim, në mesin e atyre të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, 59 për qind raportuan humbje të nuhajtes ose shijes. Një pjesë e mirë e tyre vazhduan të kenë mungesë të shijes dhe nuhatjes për javë të tëra. /k.k/noa.al

Rrëfimi i 43 vjeçares: Prej 5 muajsh nuk kam shije dhe nuhatje