Transmetuar më 28-05-2021, 16:43

Ata që kanë pushim ditën e dielë duhet të ndryshojnë plan nëse kanë bërë më parë, pasi moti nuk pritet të jetë premtues.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fundjava do nisë me mot të mirë të shtunën, por ditën e dielë do ketë reshje shiu.

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Masat ajrore të paqëndrueshme do e kthejnë ditën e fundit të javës të papërshtatshme pë rata që duan të shkojnë në det.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek. /k.k/noa.al/