Transmetuar më 28-05-2021, 17:05

Pas dy ditëah pa asnjë rast fatal si pasojë e koronavirusit, sot është raportuar një pacient që nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë raporton se i ndieri është një 77-vjeçar nga Tirana.

Nga Instituti i Shëndetit Publik janë bërë 2 mijë e 807 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 21 persona.

4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Sërish ka më pak të shtruar në spitalet Covid, ku aktualisht po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin janë ende 740 raste aktive. /k.k/noa.al/