Transmetuar më 29-05-2021, 21:29

Një video e filmuar në Rusi, tregon momentin e frikshëm kur një çift bie nga ballkoni i banesës ku jetonin.

Çifti që sipas mediave po zihej, ra nga ballkoni i katit të dytë, pas prishjes së kangjellave, duke u përplasur në trotuar.

Videoja tregon Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeçarë, që shfaqen duke u zënë në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tyre në Shën Petersburg.

Mendohet që hekurat e ballkonit që të kenë qenë të vjetra.

Më poshtë keni pamjet:/noa.al/