Transmetuar më 29-05-2021, 22:13

Një person i dënuar në Ohio, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përpoq t’ia mbathë nga seanca e tij e dënimit duke u hedhur nga ballkoni jashtë sallës së gjyqit.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë në sallën e gjyqit.

Videoja tregon momentin kur Donald Mullins, 44-vjeç, ia mbathur nga dy oficerët dhe hidhet nga lartësia për tu arratisur.

Mullins ra nga kati i gjashtë në të pestin por duke mos mundur të arratisej.

Ai theu këmbën dhe u kap nga forcat e sigurisë, ndersa më pas u dërgua për trajtim në Qendrën Mjekësore Grant.

Më poshtë pamjet:/noa.al/