Transmetuar më 30-05-2021, 17:04

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë u testuan për Covid-19, 2,170 qytetarë, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 prej tyre.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Pesë raste në Tiranë, tre raste në Berat, 2 në Shkodër dhe nga një rast në Elbasan dhe Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Një ditë më parë ishin 41 të shtruar dhe gjashtë persona nën terapi intensive.

Prej mëse një jave nuk ka asnjë person të intubuar e megjithatë vdekjet janë ende të pranishme. Dje ka humbur jetën një qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin, veç 43 të shtruarve janë nën kurim shtëpiak edhe 508 qytetarë të moshave të ndryshme. /noa.al

Statistika (30 Maj 2021) Raste të reja ditore        12 Të shëruar në 24 orë      93 Të shtruar në spitale      42 Humbje jete në 24 orë   1 Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696 Raste pozitive             132,309 Raste të shëruara        129,308 Raste Aktive                  551 Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë         237 Korçë            75 Shkodër       67 Vlorë             31 Elbasan        29 Berat             37 Lezhë           25 Gjirokastër   16 Fier                7 Kukës           9 Durrës          14 Dibër          4