Transmetuar më 30-05-2021, 19:29

"Vrasës. Më vranë djalin. Ku janë vrasësit. Pse nuk i kapin. I dinë mirë kush janë vrasësit, por nuk i kapin. Paloshqiptarë janë por nuk i kap policia. Ku ishte policia, ku ishte", thotë duke qarë me dënesë, nëna e 32 vjeçarit që u vra në rrugën e Durrësit (Durahiou" në Sepolia të Athinës.

Djali 32 vjeçar humbi jetën pasdrekën e të dielës së sotme ndërsa gjendej në një lokal. Një person i armatosur shtiu tetë herë mbi të duke e lënë të vdekur dhe u larguan të pashqetësuar nga vendi i krimit, raporton noa.al.

Autori zbriti nga një taksi, u afrua në lokal dhe shtiu nga distancë e afërt duke u siguruar ti marrë jetën.

Viktima është Ari Papa, 32 vjeç, emigrant shqiptar që jetonte me familjen prej vitesh në Greqi, raporton noa.al.

Hetimet nxorën se 32 vjeçari kishte qenë shënjestër e një serie sulmesh kriminale vitet e fundit në qendër të Athinës.

Mediat greke pohojnë se 32-vjeçari shqiptar që u vra ishte akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale, grabitje, trafik droge dhe madje si i përfshirë në marrëdhënie të dyshimta me zyrtarë të Policisë së Greqisë.

Përveç kësaj, ai dyshohet se kishte marrëdhënie me anëtarët e mafies shqiptare në burgje.

Përpjekje të tjera ishin bërë kundër tij. Më 26 maj 2019, ai u qëllua nga persona të panjohur pranë stacionit të autobusëve të Larisës dhe ishte plagosur rëndë.

Në fund të shkurtit 2021, i njëjti ishte arrestuar nga policia antidrogë në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike. Ai ishte i veshur me një jelek antiplumb dhe iu gjet një pistoletë Baikal plot me plumba!

Pasi u shoqërua në polici ai foli për kërcënimet ndaj jetës dhe u la i lirë disa orë më vonë.

Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga dy persona të panjohur.

Atë natë, 32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u arrestuan më vonë nga Policia Greke në Athinë dhe u burgosën. Kapja e tyre u bë ndërsa u përpoqën të shpëtonin duke marrë arratinë me një taksi në të cilën lanë edhe një armë zjarri. /noa.al