Transmetuar më 30-05-2021, 23:15

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur këtë fundjavë në Kosovë me pasojë dhunën brenda familjes.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Një person, e gjinisë femër, ka rrahur vëllanë, motrën dhe të dashurin e saj.

Sipas medieve vendase, 2 nga të dhunuarit, kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia vendase e cila shkruan:

“Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”./noa.al/