Transmetuar më 31-05-2021, 01:09

Të gjithë e kemi parë. Të gjithë i kemi shijuar aventurat e famshme të Tarzanit dhe jemi ngazëllyer me to, si në film, në serial, ashtu dhe në episodet vizatimorë.

Por aktori ikonë i Tarzanit William Joseph Joe Lara, është ndarë nga jeta në moshën vetëm 58 vjeçare.

Avioni në të cilin udhëtonte u përplas dhe ai bashkë me të shoqen humbën jetën ashtu si dhe pesë persona të tjerë që ndodheshin në bordin e mjetit të vogël fluturues.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vazhdojnë. Avioni ishte nisur nga Florida për në Nashville kur u rrëzua në det. Në galeri shihni pamje edhe nga kërkimet e palombarëve. /noa.al