Transmetuar më 31-05-2021, 16:18

Shihej e pamundur, por Orges Shehi do vazhdojë të jetë trajner i Tiranës edhe për sezonin e ardhshëm.

Duket e çuditshme për shkak se kryeqytetasit nuk arritën të bënin asgjë që të linte gjurmë.

Madje nuk u renditën as në zonën që do t’u mundësonte të luanin në kupat e Europës.

Megjithatë, Presidenti Refik Halili i ka dhënë edhe një tjetër mundësi durrsakut Shehi.

Noa.al ka mësuar se në ditët e ardhshme do të bëhet edhe konfirmimi zyrtar për këtë vendim të klubit. /k.k/noa.al/