Transmetuar më 31-05-2021, 17:14

"Personat e vaksinuar plotësisht, që posedojnë dokumente në përputhje me pasaportën dixhitale Covid të Bashkimit Evropian, duhet të përjashtohen nga testet e udhëtimit ose karantina, 14 ditë pas marrjes së dozës së fundit.

Kjo duhet të zbatohet edhe për ata që e kanë kaluar koronavirusin, që kanë marrë vetëm një dozë”.

Kjo është një nga pikat kryesore të propozimit të Komisionit të BE në kuadër edhe të shtimit të lëvizjeve për sezonin veror.

Ata që janë shëruar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina nëse posedojnë pasaporta vaksinimi, ose nëse kanë një test negativ PCR, i cili sidoqoftë është i vlefshëm vetëm për 180 ditë.

Për të siguruar unitetin e familjes, shpjegon Komisioni, të miturit që udhëtojnë me prindërit e tyre duhet të përjashtohen nga karantina kur prindërit e tyre nuk duhet të bëjnë karantinë, pasi janë të vaksinuar. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: ANSA