Transmetuar më 31-05-2021, 21:13

Një video shokuese vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një kliente mbeti e tmerruar pasi pa një mi brenda një banaku me mish viçi në një supermarket në Manhattan.

Brittany Ellis ishte duke bërë pazar me nënën e saj kur pa skenën e pakëndshme të miut duke ngrënë mish, që shitet me një çmim prej 22.99 dollarë për kilogram.

Ellis ndau një video të incidentit në TikTok dhe që prej atëherë videoja është parë më shumë se 2.2 milionë herë.

“Thjesht po përpiqesha të tërheq vëmendjen e dikujt kur nxora telefonin dhe fillova të regjistroja sepse ishte një mi duke dërrmuar.“, tha Ellis.

Më poshtë pamjet: