Transmetuar më 01-06-2021, 01:04

Mediat britanike denoncuan të hënën se rasti i parë i infektimit me COVID-19 është zbuluar në Kinë që në shtator të 2019-ës, rreth katër muaj para se të pranohej zyrtarisht ekzistenca e këtij virusi. Në analizën që bëhet për këtë fakt, vihet në dukje edhe bindja se COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit në Kinë.

Sipas raporteve të publikuara, koronavirusi i ri Sars-Cov-2 ka gjasa të ketë dalë nga laboratori i virologjisë në Wuhan që në Shtator të 2019-ës, dike e përhapur gradualisht në këtë qytet të rajonit Hubei me 59 milionë banorë.

Në raport publikohen të dhëna konkrete për një grua 61-vjeçare nga qyteti Wuhan, e cila jetonte në një bllok banesash vetëm 1.5 kilometra larg këtij laboratori.

Ajo është identifikuar si “Pacientja Su” pasi identiteti i plotë nuk është bërë publik. Mediat britanike kanë zbuluar rastin e saj nga një intervistë që profesori i biostatistikave pranë Universitetit të Uhanit Ju Çanhua u ka dhënë disa portaleve të specializuara për informacione mbi mjekësinë në Pekin, përpara 8 Dhjetorit 2019, ditën kur autoritetet kineze vendosën të censuronin dhe filtronin informacionet mbi koronavirusin.

Dyshime ka se 61-vjeçarja ka qenë përhapësja e parë, prej të cilës u infektuan edhe 3 ekspertë të tjerë të laboratorit të Uhanit në muajin Nëntor, rasti i të cilëve është objekt hetimi nga shërbimet amerikane të zbulimit.

Në raportin 22-faqësh të dy profesorëve, britanikut Angus Dalgleish dhe norvegjezit Birger Swrensen, arrihet në përfundimin se COVID-19 u krijua në laboratorin e Wuhanit, si pjesë e një studimi me pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë për të testuar se sa ngjitës mund të ishte një virus i krijuar në mënyrë jonatyrale.