Transmetuar më 01-06-2021, 16:19

Një grua 31-vjeçare Yorkshire, Britani, pretendon se u detyrua të bënte 100 milje me makinë deri në shtëpinë e saj pasi nuk u lejua që të hynte në hotelin ku kishte prenotuar për të qëndruar.

Stacey Bates, 31 vjeç, kishte vendosur të qëndronte në hotelin me tre yje “Adelphi” në Liverpool, me burrin e saj dhe mikun e tyre.

Por pasi kaloi natën jashtë ajo nu u lejua të futej në dhomë, ndërsa personat që ishin në derën e hotelit u tallën me të.

Ata fillimisht i kërkuan që 31-vjeçares t’i jepte prova se po qëndronte në atë hotel, dhe në mungesë të tyre nuk e lejuan.

"Ne u regjistruam dhe më pas dolëm në disa bare në qendër të qytetit. Kur u kthyem disa orë më vonë, përgjegjësit e turnit në hotel kërkuan të shihnin çelësat e dhomës sonë. Pasi nuk më lejuan të futesha, shpërtheva në lot dhe ata u tallën me mua”, ka thënë 31-vjeçarja.

Më pas u detyrua që të kthehej në shtëpi, duke bërë një rrugë të gjatë prej 100 miljesh me makinë. /k.k/noa.al/

Burimi: Mirror