Transmetuar më 01-06-2021, 17:46

Edhe në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.

Ministria e Shënetësisë raporton për më shumë testime për të dyshuar, dhe më pak raste të reja.

Konkretisht, janë bërë 3 mijë e 661 testime, dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 22 persona.

7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/