Transmetuar më 01-06-2021, 19:47

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen e 2 të rinjve shqiptarë ka ndodhur në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në zonën e Zeytinburnu të Stambollit.

Sipas raportimeve të mediave turke, një adoleshent shqiptar ka humbur jetën, si dhe është plagosur bashkatdhetari i tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri mes dy grupeve, ku është goditur për vdekje me thikë 19-vjeçari Serxho Sharra, ndërsa ka mbetur i plagosur shoku u tij, me inicialet B.M.

Mësohet se sherri mes dy grupeve nisi për shkaqe banale, ndërsa përfundoi me një bilanc të rëndë. ‘

Ndërkohë që shqiptari tjetër po lufton me jetën.

Policia turke po heton në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.