Transmetuar më 02-06-2021, 08:51

Një vajzë e mitur dhe një e dytë pak më e madhe, janë shtruar në spitalin infektiv të Tiranës, i njohur edhe si Covid 1, pasi shëndeti i tyre u përkeqësua pak ditë më parë kur u prekën nga koronavirusi.

Noa.al konfirmoi se janë shtruar një vajzë 16 vjeçe dhe një vajzë tjetër 19 vjeçe nga dy familje të ndryshme.

Mjeku i këtij spitali Pëllumb Pipero tha se gjendja e dy vajzave është nën kontroll.

Ai shtoi se aktualisht në spitalin infektiv gjenden 16 persona të shtruar mes të cilëve një vajzë 16 vjeçare, një tjetër 19 vjeç, disa të moshës 50 deri 60 vjeç dhe pjesa tjetër mosha të thyera.

Pipero tha se aktualisht një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë nën terapi intensive. Ndërkohë nuk ka asnjë person të intubuar.

Shtrimi i dy vajzave në moshë kaq të re është i rrallë në spitalet Covid, sidomos javët e fundit. /noa.al