Transmetuar më 02-06-2021, 12:03

Dy vajza të mitura në Tiranë janë përballur me skena të ulëta teksa një burrë i moshuar nxjerr organin gjenital para tyre duke kryer vepra të turpshme.

Vajzat 10 dhe 14 vjeçe kanë njoftuar prindërit dhe bashkë me ta janë paraqitur në Policinë e Tiranës për ta kallëzuar penalisht, raporton noa.al.

Të miturat kanë treguar se ndërsa gjendeshin pranë banesë së tyre në rrugën e Elbasanit, edhe pse atje gjendeshin fëmijë të tjerë, një burrë i moshuar është përqendruar tek to dhe pa folur asnjë fjalë ka nxjerrë organin e tij.

Një nga vajzat ka arritur të kapë me kamerën e celularit disa sekonda të skenës dhe ia kanë dorëzuar agjentëve policorë.

Në lidhje me rastin, është identifikuar i dyshuari Banush K., 80 vjeç i cili është shoqëruar në polici. Ai ka mohuar të ketë nxjerrë qëllimisht organin e tij para të miturave duke thënë se e kishte bërë këtë për nevoja personale. Megjithatë fimimet tregonin se nuk kishte qenë ky qëllimi i këtij akti ndaj hetimet për të dyshuarin do të vazhdojnë.

Kohët e fundit ka një shtim të denoncimeve për burra të moshuar në Tiranë që akuzohem se ngacmojnë fëmijë të mitur duke kryer vepra të turpshme. /noa.al