Horoskopi për të enjten, 3 qershor 2021, nga Paolo Fox
Transmetuar më 02-06-2021, 14:10

Ky është Horoskopi për ditën e nesërme, e enjte 3 qershor 2021, sipas Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga Noa.al.

Dashi

Kjo pjesë e parë e qershorit është shumë e rëndësishme për ju veçanërisht për fillimin e projekteve të reja. Keni shumë ide, keni punuar për disa prej tyre për një kohë të gjatë, brenda këtij muaji mund të merrni rezultate të mira

Demi

Gjendja juaj astrologjike është e veçantë pasi në të ardhmen ka vetëm projekte afatgjata. Kjo vlen për të dy fushat, e punës dhe ato sentimentale.

Binjakët

Ditë shumë interesante sepse Dielli hyn në shenjën tuaj. Në përgjithësi, qershori është muaji juaj dhe mund t’ju japë kënaqësi të madhe. Idetë tuaja gradualisht do të marrin formë.

Gaforrja

Javët e fundit kanë qenë pak të ngarkuara për ju, por në këtë pjesë të parë të qershorit mund të ketë një ndryshim pozitiv të trendit.

Luani

Është një ditë e rëndësishme e cila stimulohet edhe nga Dielli në shnjën tuaj. Më në fund do të gjeni energjinë e humbur dhe mbi të gjitha dëshirën për të bërë gjëra interesante.

Virgjëresha

Një ditë e veçantë ajo e nesërmja. Duhet thënë që durimi juaj është sprovuar shumë ditët e fundit. Situata mund të vazhdojë e tillë për ditët e ardhshme, prandaj përpiquni të qëndroni të qetë.

Peshorja

Një ditë me stil falë aspektit pozitiv, si të Diellit ashtu edhe të Hënës. Ju do të gjeni motiv në vetvete që do ju ndihmojë në planet që keni.

Akrepi

Kjo do të jetë një ditë e vështirë për tu menaxhuar. Veçanërisht për stresin dhe nervozizmin që do t’ju sjellin shumë angazhime pune me të cilat duhet të merreni.

Shigjetari

Ditë shumë interesante, sidomos në dashuri dhe në punë. Këshilla është që të shmangni keqkuptimet.

Bricjapi

Kjo ditë fillon me disa dyshime nga pikëpamja e biznesit. Angazhimi juaj nuk ka qenë kurrë në dyshim, por rreth jush është dikush që përpiqet të vendosë pengesa.

Ujori

Një periudhë pothuajse revolucionare po vjen, veçanërisht për të gjithë ata që në mars hodhën bazat për një lëvizje ose për fillimin e një aventure të re sentimentale apo profesionale.

Peshqit

Ditë shumë kaotike por edhe e frytshme. Kujdes në raport me të dashurit, dhe në punë. /k.k/noa.al/