Transmetuar më 02-06-2021, 20:26

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Buffalo dhe Universiteti Irvine në një studim të përbashkët kanë arritur në përfundimin shkencor se mirësia, e cila definohet si ndjenja e përgjegjësisë shoqërore dhe e dashurisë, është e përcaktuar me gjene.

E pra, njerëzit e mirë përgjithësisht të mos lodhen kot, nuk mund të bëhen të këqij edhe po të duan, sepse ata thjesht e kanë në gen.

Hulumtimi është publikuar në revistën Psychological Science. Shkencëtarët kanë marrë mostra të pështymës nga 711 pjesëmarrës të hulumtimit për të parë nëse kanë receptorë që prodhojnë gjene për oksitocinë dhe vazopresinë.

"Ne nuk themi që kemi gjetur gjenin për dashuri, por kemi gjetur gjenin i cili jep kontribut faktik që njeriu të ketë mirësi", tha një prej shkencëtarëve të përfshirë në studim.

Ky nuk është hulumtimi i parë që ka gjetur komponentin gjenetik i cili është i lidhur me qëndrimin dhe sjelljen e virtytshme.

Edhe shkencëtarët nga Universiteti në Edinburgh kanë publikuar rezultatet e hulumtimit i cili tregon që joegoizmi, veçanërisht për femrat është i përcaktuar si gjen që prioritizon etikën duke e përcaktuar atë si standard sjelljeje me njerëzit përreth.

Kështu, nëse disa njerëz rreth jush ju duken zemërgjerë, të hapur dhe të interesuar për të ndihmuar, duhet të kuptoni se mund të jetë gjeni me të cilin kanë lindur që i bën ata njerëz të mirë. /noa.al