Transmetuar më 03-06-2021, 00:11

Një ngjarje e rrallë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një grua i ka dhuruar veshkën ish-bashkëshortes së burrit.

Ky gjest ndodhi 2 ditë pas martesës.

Debby Neal-Strickland, vuri në trup veshjen e spitalit dhe i dhuroi veshkën Mylaen Merthes, ish-gruas së bashkëshortit të saj.

Një ngjarje e pazakontë e ndodhur në Ocala, Florida, ku tregohet se si dashuria dhe përkushtimi triumfojnë edhe në ndarje.

59-vjeçarja Mylaen, ka vuajtur nga sëmundja e veshkave.

Vëllai i saj i ofroi njërën veshkë, por nuk ishte e përshtatshme, kështu që Debby doli vullnetare.

Jim dhe Mylaen janë divorcuar për afër dy dekada më parë, por ata janë ende miq dhe kanë së bashku dy fëmijë.

Pas disa muajsh testimesh dhe me gjendjen me pandeminë Covid-19, transplanti për Mylaenin u caktua dy ditë pas martesës së Jimit dhe Debbyt.

Debby donte ta shtynte martesën, por miqtë nuk e lejuan.

Veprimi i saj ka marrë komente komplimentuese në rrjetet sociale dhe media të ndryshme.