Transmetuar më 03-06-2021, 16:47

Në Shqipëri mund të ketë një fabrikë prodhimi vaksinash kundër koronavirusit.

Për këtë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është takuar në Turqi me pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac

“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike. Të shohim”, shkruan Rama në Facebook.

Edhe disa muaj më parë është hedhur ideja e ndërtimit të një fabrike të tillë në Shqipëri.

Mbetet për t’u parë se sa do të materializohet në terma konkretë. /k.k/noa.al/