Transmetuar më 03-06-2021, 18:28

Gjithnjë e më pak raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë vetëm 9 qytetarë, në tre qytete. Katër raste në Tiranë dhe Shkodër, dhe një rast në Vlorë.

Janë bërë 3 mijë e 340 testime për të dyshuar me Covid-19. Edhe këtë të enjte nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/