Transmetuar më 03-06-2021, 19:46

Një i ri emigrant në Greqi është rrëmbyer dhe mbajtur peng në Paleo Faliro të Athinës nga dy persona që rezultoi se ishin shqiptarë.

Rrëmbimi i 25 vjeçarit nga Bangladeshi është bërë dje në Exarchia të Athinës dhe u mbajt në lagjen tjetër në një banesë duke i kërkuar që të paguajë një shpërblim prej 10,000 eurosh.

Shantazhimi i të riut sipas policisë greke që lëshoi komunikatën për rastin që citon noa.al, u bë edhe përmes familjes së të riut duke kërkuar që tu sillnim dhjetë mijë euro në këmbim të lirimit të pengut.

Gjatë kohës që djali është mbajtur peng është dhunuar duke pësuar dëmtime të shumta fizike.

Në këtë vorbull ka ndërhyrë policia e cila ka kryer një operacion shpëtimi sot dhe ka arritur të çlirojë pengun pa rezistencë nga të dyshuarit.

Personat e arrestuar janë një shqiptar 29 vjeç dhe një tjetër tre vjet më i madh, raporton noa.al.

Ata akuzohen tani për krijimin e një organizate kriminale, zhvatje, rrëmbim dhe dëmtim të rëndë trupor.

Por policia thotë se është në kërkim edhe të një shqiptari të tretë i cili ka arritur të shpëtojë nga prangosja. /noa.al

Foto: Eurokinissi