Transmetuar më 04-06-2021, 03:23

Moodelja shqiptare Erjona Sulejmani është ndër ato personazhe të showbizit që tërheq vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.

Ajo është bërë më e njohur që pas martesës me futbollistin Blerim Xhemaili.

Ndonëse dyshja janë ndarë vite më parë, ajo duket se tanimë ka një partner të ri në jetë.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet përmes disa fotografive e videove të fundit që kanë qarkulluar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ku numëron 293 mijë ndjekës.

Alessandro Basciano është emri i djalit që ia ka rrëmbyer zemrën Erjonës, i cili njëherësh është një model e sipërmarrës i njohur në Itali, shkruajnë mediat italiane.

Çifti shfaqet në disa momente të lumtura përkrah njëri-tjetrit, në bazë të asaj që kanë sjell deri më tani. Modelja nga martesa me ish-lojtarin e Bolognas ka edhe një djalë të quajtur, Luan që e gjeni dhe atë në fotogaleri.