Transmetuar më 04-06-2021, 16:46

12 raste të reja me koronavirus janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Të prekurit dolën nga testimi i 2 mijë e 919 personave të dyshuar.

4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Edhe sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/