Transmetuar më 04-06-2021, 18:57

Pas takimit me diplomatin e lartë grek, Nikos Dendias, Kryeministri i Kosovës ka thëhë se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Greqisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kurti bën me dije se është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë.

Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit. /k.k/noa.al/