Transmetuar më 04-06-2021, 21:47

Pedagogu Rezart Prifti ka rrëfyer detaje nga një histori tronditëse në një nga rrethinat e Lezhës, ku daja kishte përdhunuar mbesën e tij.

Në rrëfimin e tij në Top Channel, Prifti tha se vajza ishte 6 muajshe shtatzënë dhe nuk e kuptonte.

“Ne nuk do të diskutonim këto muhabete sot në 2021 se nuk vjen ngacmimi nga se si vishesh ti.

Nuk ngacmohen femrat në Shqipëri se vetëm këtu diskutohen këto histori se vishen si zhaba, por arsyeja e ngacmimit dhe abuzimit, dje po intervistoja një vajzë 24 vjeçe dhe më ngeli gozhdë në shpirt kur tha: “Nuk është e lehtë të jesh femër.”

Para disa kohësh, punoja në një fondacion të huaj dhe targetonim këto lloj njerëzish dhe në rrethinat e Lezhës, ajo goca ishte aq injorante sa nuk e linte që e kishte lënë daja shtatzënë. Ishte 6 muajshe dhe nuk e kuptonte. Pra është çështje edukimi”, tha Prifti.