Transmetuar më 05-06-2021, 16:20

Një lajm i mirë ai që u mësua sot, pasi edhe pse u kryen plot 3593 testime, janë identifikuar vetëm 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov-2.

Rastet pozitive të konfirmuara janë iidentifikuar një rast në Tiranë dhe një në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2 Të shëruar në 24 orë 29 Të shtruar në spitale 28 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,593

Testime totale 736,591 Raste pozitive 132,374 Raste të shëruara 129,627 Raste Aktive 296 Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 80 Shkodër 60 Korçë 41 Berat 35 Lezhë 25 Elbasan 18 Gjirokastër 11 Vlorë 11 Durrës 4 Kukës 4 Fier 4 Dibër 3