Transmetuar më 05-06-2021, 20:13

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të pakujdesisë së nënës.

E mitura 3-vjeçare ka humbur jetën pasi e ëma e la për tre orë në makinën e mbyllur dhe nën diell për t’u kujdesur për hashashin e mbjellë në një magazinë.

Autoritetet thanë se e gjetën të miturën Jessica Campos të vdekur nga asfiksimi brenda automjetit.

Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe u arrestua për vrasje.

Policia tha se dyshon se vdekja ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta brenda makinës, që e mitura nuk ka mundur t’i përballojë.

Ndërkohë, pranë vendngjarjes u gjetën 70 bimë dhe rreth 200 kilogram hashash i përpunuar dhe gati për shitje.