Transmetuar më 05-06-2021, 20:41

Një video tregon momentin shokues kur një person dhunon një grua.

Personi është vënë në kërkim nga policia pasi ka dhunuar brutalisht, pa asnjë arsye, një grua.

Mediat e huaja shkruajnë, se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në Los Angeles, SHBA.

Pamjet e sigurisë shfaqin fillimisht gruan, e cila është duke furnizuar makinën me lëndë djegëse, ndërkohë, aty pranë afrohet një tjetër makinë.

Nga mjeti, del një burrë, i cili me ngadalë afrohet drejt gruas.

Sapo i afrohet pranë, burri nis ta godasë atë në kokë e fytyrë, pambarimisht.

Arsyeja e shkaku nuk bëhen të ditura, ndërsa mësohet se policia është vënë në kërkikm të autorit.

Më poshtë pamjet: