Si është renditja e shenjave më me fat në horoskopin javor 7-13 qershor 2021
Transmetuar më 06-06-2021, 06:34

Renditja e shenjave më me fat të javës nga e hëna 7 deri të dielën 13 qershor 2021, sheh një rikuperim të ngadaltë, por vendimtar të shenjave të zjarrit, veçanërisht që kur Marsi hyn tek Luani. Në datën 11 të muajit do të shfaqen energjitë e shenjave të zjarrit të cilat e shndërrojnë këtë energji në pikën e tyre të fortë.

Renditja e shenjave më me fat për javën 7 – 13 qershor 2021

Nuk mund të flasim për horoskopin e kësaj jave pa përmendur eklipsin e madh të Diellit i cili ndodh në Hënën e re ose më 10 qershor kur, rreth orës së drekës, Dielli dhe Hëna do të bashkohen në 19 gradë të shenjës së Binjakëve në atë që është eklipsi i fundit që përfshin aksin Binjakët-Shigjetari.

12.Demi Ju e njihni Demin, kur keni ndjenjën se gjithçka po shkon shumë mirë, diçka shkon keq. Drejt fundit të kësaj jave, Marsi do të mbërrijë për të shndërruar përtacinë tuaj në një intolerancë totale ndaj çdo lloj lëvizjeje që nuk përtypet. Është koha që punën e sotme mos e lini për pasnesër kur përton ta bëni nesër, por bëjeni sot!

11.Ujori Me pak fjalë, ju sigurisht nuk mund të ankoheni sepse jeni një nga shenjat e përkëdhelura nga fati astrologjik në këtë vit 2021. Por këtë javë do të filloni të ndjeni kundërshtimin e Marsit që po afron kërcënues për ju. Ka akoma, disa shqetësime po shfaqen në horizont.

10.Bricjapi Ashtu si në javët e kaluara, edhe këto ditë nuk ishit shumë të lumtur, por megjithatë ishit të vendosur, gjë që në disa situata mund t’ju ​​ketë pëlqyer ose të paktën të jeni ndjerë të qetë dhe sidomos në situata pune! Tani, me reaksionin e Merkurit, në lëmin e punës do ta gjeni veten duke kërkuar këshilla kudo. Por matuni ku e bëni këtë.

9.Akrepi Është e këshillueshme që të përdorni ditët e para të kësaj jave të re që nis të hënën 7 qershor, për të treguar veten para atyre që doni: të afërmit, kolegët, miqtë dhe të dashurit e vërtetë ose ata që synoni. Por në të gjitha rastet gjëja më e mirë është të shfrytëzoni Venusin që është në favorin tuaj, para se Marsi të largojë një pjesë të vetëbesimit që keni. Dhe dihet që forca juaj është pikërisht tek ai vështrimi i sigurt si i një dashnori latin në gjueti.

8.Peshorja Ju patjetër që shihni dritën në fund të tunelit dhe këtë herë vizioni juaj nuk do të jetë një makinë në drejtim të gabuar! Mendimet do të vazhdojnë të jenë të thella, nganjëherë melankolike për shkak të Venusit akoma kundër. Por kurrë, kurrë nuk do të pendoheni sepse Marsi kthehet për ta vendosur veten në një pozicion që ju bën goxha të guximshëm.

7.Virgjëresha Ende ndiheni gjatë gjithë javës si dikush që po largohet për një fundjavë të gjatë dhe ka vendosur të lërë trurin në shtëpi me macet.  Nga ana tjetër, e vendosni veten në vendin e pasagjerit dhe nuk keni ndërmend të ngrini veten në një thellim të gjërave. Jini Më pak të cekët, të dish të lexosh diçka dhe ta lexosh dikë, nuk është njësoj si të dish të lexosh menynë e një restoranti.

6.Shigjetari Mund të ndodhë sërish që të bëni gafa. Kini kujdes gjithashtu edhe për diçka tjetër: Pika juaj e fortë nuk është qetësia përmes numërimit deri në dhjetë para se të reagoni. Nga ana tjetër, nga kjo javë e tutje, nëse e kuptoni që keni krijuar një situatë të sikletshme, mund të shfaqeni me një buzëqeshje tunduese, si magnet tërheqës që të fshijë telashin e situatës së krijuar.

5.Dashi

Ju jeni njeri që nuk rrini dot pa përkëdhelur dhe pa u marrë me sentimentalizma. Të jetonin pa to është njësoj si të dalësh në diell pa asnjë mbrojtje dhe të digjeni. Nga ana tjetër, një dozë e vetme dhe masive sensualitetit është duke ardhur. Tani jeni vërtet gati për verën që ka nisur, ajo do jetë e juaja.

4.Peshqit Ju duket vetja sikur jeni mjeshtra të sentimentit. Arrini deri aty sa të besoni se ndikoni shumë te ndjenjat e tjetrit. Megjithatë ia dilni që disa të ndjekin instinktin dhe zemrën më shumë se arsyen dhe logjikën. E bukura është se ky stil i pëlqen kaq shumë njerëzve përreth jush, saqë ju shohin si etalon që duhet marrë shembull.

3.Gaforrja Te ju nuk mund të gjesh një të metë, as dhe një arsye për t’u ankuar. Nuk ka as dhe një mundësi për të bërë thashetheme për ju. Njerëzit e kanë krijuar idenë për ju, jeni thjesht njeri me zemër që mirënjohja ju shërben jo vetëm si virtyt, por edhe për të qenë të lumtur. Merita e Venusit por edhe pak e juaja që dini të bëni kaq shumë për dashurinë.

2.Binjakët Ky ajër i bukur dhe i mallkuar, me të vërtetë i mallkuar, po filloni ta pëlqeni shumë por kujdes sepse ai mbjell viktima (të dashurisë) në rrugën tuaj. Rebelimi është më i brendshëm se çdo gjë tjetër – në kuptimin që asgjë përreth jush nuk mund të konsiderohet e sigurt nga ndryshimi: ju jeni po aq i/e rrezikshme sa nëna e armatosur me një fshesë me korrent që është e mobilizuar të bëjë pastrimin e fillim verës. Secili për vete, dy duar për një kokë!

1. Luani Marsi po mbërrin në shenjën tuaj dhe po e prisni siç bëni me kamerierin që të Premten në mbrëmje po ju sjell atë koktej me një çadër që tregon se po fillon fundjavën. Një koktej që është më shumë se kaq, ai rrit shpirtin tuaj të festës. Me pak fjalë, po e prisni Marsin praktikisht të gatshëm për ta rrëmbyer dhe për ta bërë atë shokun tuaj të ri të aventurës, një aventurë e re që kurrë nuk do t’iu bëhet e mërzitshme! /përktheu nga revista italiane, Noa.al/